Cassano: Turp për këdo...

Futboll

Cassano: Turp për këdo...

Më: 25 mars 2022 Në ora: 23:05
Cassano: Turp për këdo...

Antonio Cassano, i cili foli për “Bobo TV”, e analizoi kështu kolapsin e Italisë në “play-off”-in e Kupës së Botës: “Le ta pranojmë: kombëtarja jonë është një ekip mediokër.

Mancini e çoi në majën e Evropës verën e kaluar, duke bërë një mrekulli, duke luajtur një futboll të paparë më parë.

Më vjen shumë keq për Roberton, kushdo që i kërkon dorëheqjen duhet të ketë turp. Të gjithë duhet të lutemi që Mancini të mbetet në krye të kombëtares, ai është njeriu i shpëtimit të Italisë.

Immobile, Insigne. .. Shumë lojtarë m’u dukën në vështirësi mbrëmë, Italia ka një ekip mediokër dhe Mancini kishte bërë mrekulli deri tani”.

Më pas, Cassano i dërgoi një mesazh direkt mikut të tij Christian Vieri: “Bobo, ne nuk kemi pasur sulmues në kombëtare që nga largimi yt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat