Bielsa përgatit rikthimin e tij

Futboll

Bielsa përgatit rikthimin e tij

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:41
Bielsa përgatit rikthimin e tij

Një muaj pas shkarkimit nga Leeds United, Marcelo Bielsa përgatit rikthimin e tij në botën e futbollit, këtë herë në një kombëtare. Fjala është për Bolivinë, teksa presidenti i Federatës boliviane, Fernando Costa ka pranuar se kanë nisur negociatat me 66-vjeçarin.

“Nuk e mohoj se jemi në kontakt me Bielsën, nuk kemi mbajtur ende një takim megjithatë bisedimet vazhdojnë”, u shpreh Costa.

Bielsa i cili shpenzoi katër vite në krye të Leeds teksa ishte njeriu që riktheu skuadrën në Premier League, më parë ka pasur eksperiencë në krye të një kombëtare, teksa ka drejtuar Kilin dhe Argjentinën. Bolivia edhe në këtë fushatë eliminatore të Kupës së Botës e ka të pamundur të mbërrijë kualifikimin në Botërorin e Katarit, teksa mungon në kompeticionin më të rëndësishëm prej vitit 1994 në Amerikë.

Kombëtarja amrikano-latine sheh te Bielsa personin e duhur për të nisur një cikël të ri me shpresën për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm, por edhe për të bërë mirë në Kupën e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat