Humbje që dhemb

Futboll

Humbje që dhemb

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:08
Humbje që dhemb

Giorgio Chiellini rinovoi deri në 2023 me Juventusin verën e kaluar, por kapiteni i Juventusit dhe kombëtares italiane po mendon tërheqjen në fund të sezonit.

Ëndrra e tij e madhe ishte garimi me Italinë në Katar 2022, por u shua nga Maqedonia e Veriut.

Kampionët e Evropës humbën 0-1 përballë përfaqësueses ballkanase, duke regjistruar mungesën e dytë radhazi në Botëror. Mediet italiane raportojnë se 37-vjeçari e ka përjetuar keq këtë disfatë dhe po mendon tërheqjen përfundimtare.

Edhe dëmtimet e shumta e kanë lodhur mbrojtësin e njohur italian, i cili mund të mos respektojë deri në fund marrëveshjen me Juventusin, që gjithsesi i ofron një post drejtuesi për të ardhmen, teksa nuk përjashtohet që Chiellini të transferohet në MLS në fund të sezonit, për të mbyllur karrierën në SHBA.

Qendërmbrojtësi është pjesë e “Zonjës së Vjetër” prej vitit 2005, ndërsa fanellën e kombëtares së kaltër e ka veshur plot 115 herë, duke gjetur në tetë raste edhe rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat