PSG gjen pasardhësin e Mbappe në Angli

Futboll

PSG gjen pasardhësin e Mbappe në Angli

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:58
PSG gjen pasardhësin e Mbappe në Angli

Objektivi i parë i PSG-së në merkaton e verës është gjetja e një zëvendësuesi të denjë të Kylian Mbappe, i cili pritet të vazhdojë karrierën te Real Madrid.

Në listën e drejtuesve të klubit francez janë emra si Robert Lewandowski apo Erling Haaland, por të dy preferojnë më shumë kalimin në La Liga.

Në kushte të tilla, PSG po tenton të joshë Romelu Lukakun. Sulmuesi belg u rikthye te Chelsea në muajin gusht, me “Blutë e Londrës” që paguan 113 milionë euro në arkat e Interit.

Aventura e dytë e Lukakut me ekipin anglez nuk ka shkuar ashtu siç e kishte menduar. Edhe pse ka shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet, 28-vjeçari nuk po ia del të fitojë një post titullari.

Te Chelsea janë penduar për investimin e madh te bomberi belg dhe po presin t’u lirohet merkato për ta shitur, ndërkohë që PSG po formulon një propozim zyrtar për sulmuesin e Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat