Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.
“Dardanët” do të përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 18:00.
Do të jetë kjo ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.
Mediumi “Sportsmole”, që bën parashikime rreth ndeshjeve, këtë ndeshje e ka parashikuar si fitore të Zvicrës me rezultatin 3:1.
“Ndeshja e së martës do të jetë takimi i parë mes dy kombeve dhe me Zvicrën e renditur në vendin e 14-të në botë, mendojmë se nikoqirët kanë shumë cilësi në radhët e tyre, gjë që do t’i ndihmojë ata të arrijnë një fitore të rehatshme ndaj Kosovës në mesjavë”, thuhet në parashikimin e mediumit britanik.