Kundërshtari i Shqipërisë

Futboll

Kundërshtari i Shqipërisë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:36
Kundërshtari i Shqipërisë

Historia e Gjeorgjisë nis në vitin1990 me një ndeshje miqësorendaj Lituanisë. Ndërkohë, passhpalljes së pavarësisë në prill të 1991-shit nga ish-Bashkimi Sovjetik, Gjeorgjia pranohet njëvit më vonë në UEFA dhe FIFA. Një nga trajnerët më të njohur që ka drejtuar ka qenë edhe Hektor Kuper.

Ndërsa tani Gjeorgjia drejtohet nga ish-lojtari i famshëm i Bajernit, Vili Sanjol. Renditja aktuale që mban kjokombëtare në FIFA është vendi i 84-t, kurse arritja më e lartëka qenë në vitin 1998, kur upozicionua në vendin e 42-të. Mosha mesatare e skuadrës është 26.2 vjeç dhe i gjithë ekipi kombëtar kushton 39.1 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë i skuadrës është Kvica Karatskelia. Ndërkaq, shiritin e kapitenit e mban Guram Kashia. Gjithashtu, dy nga lojtarët më të rëndësishëm që kanë luajtur për këtë fanellë janë Levan Kobiashvili dhe Jaba Kankava me 100 paraqitje.

Gjeorgjia vjen nga një formë e mirë në ndeshjet efundit, teksa ka fituar katër ngapesë përballjet. Interesant është fakti që Shqipëria është “preja” e preferuar e gjeorgjianëve, ku ka grumbulluar shtatë fitorenë historinë e saj, më shumëse me çdo ekip tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat