Cikalleshi: Gabova

Futboll

Cikalleshi: Gabova

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:39
Cikalleshi: Gabova

Sokol Cikalleshi u fut në fushë në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Sulmuesi kavajas pati një mundësi të mirë për të zhbllokuar sfidën që përfundoi në barazim pa gola. 31-vjeçari preku disa tema në prononcimin për Supersport, ku ndër të tjera tha:

“Sot ishte një ndeshje që mendoj se duhej fituar, por pamë një Gjeorgji që ishte rreshtuar mirë mbrapa, edhe teknikisht ishin mirë. Kjo ndikoi që të mos i vendosnim gjatë gjithë kohës në presion.

Kishim mundësi për të fituar ndeshjen, kishim raste unë, Vrioni dhe Çekiçi. Një gol duhet ta kishim bërë. Kemi edhe pak rrugë përpara për të mbërritur aty ku duam.

Kur luan ndaj Spanjës gjëja primare është mbrojtja, ndërsa me ekip që janë deri diku në nivelin tonë, ne duhet të tentojmë diçka më shumë, por duhet edhe garanci pas. E treguam sot, ishim solidë në mbrojtje. Të mundohemi të përmirësojmë atë që kemi deri në qershor.

A mund të shërbeja te rasti që humba? Profesor Shpëtim Duro është një nga të preferuarit e mi, më hapi derën për herë të parë te Besa. Ishte fillimi i karrierës time, është një person me vlera të cilin e respektoj.

E pashë më pas videon, mund të pasoja, por kisha shumë besim se do të shënoja dhe e dërgova topin aty ku doja. Duhet të jem edhe i sinqertë, në atë moment isha shumë I fokusuar për të shënuar, por gabova që nuk pasova. Duhet të kisha pasuar”, theksoi sulmuesi i kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat