I dëshpëruar

Futboll

I dëshpëruar

Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:40
I dëshpëruar

Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë në Botërorin e këtij viti. Suedia e Ibrahimoviqit pësoi 2:0 nga Polonia në finale të plejofit. Ibra luajti prej minutës së 80-të, por nuk ia doli të ndryshoi shifrat.

“Ishte një ndeshje e barabartë. Në pjesën e parë ne kishim disa raste dhe kemi mundur të shënojmë. Ata kishin po ashtu. Në pjesën e dytë ata shënuan gol të shpejtë dhe ne mbetëm duke kërkuar golin. Ka mundur shumë lehtë që ndeshja të përfundoi me fitoren tonë”, ka thënë ylli i Suedisë për TV4.

“Të gjithë janë të dëshpëruar. Kjo është normale kur humbë. Të gjithë duan të luajnë në Kupën e Botës, por për fat të keq kjo nuk do të ndodhë”, ka shtuar Ibrahimoviq.

40-vjeçari nuk e ka ndërmend t’i jap fund karrierës ndërkombëtare.

“Shpresoj të vazhdoj për aq kohë sa jam i shëndetshëm dhe mund të kontribuoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat