E turpshme!

Futboll

E turpshme!

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:41
E turpshme!

Këtë të martë ka pasur një moment mjaft të tensionuar pas ndeshjes mes Nigerisë dhe Ganës.

Tifozët nigerianë të indinjuar pasi ngelën jashtë Kupës së Botës 2022 të Katarit, pushtuan fushën e lojës për të sulmuar lojtarët.

Menjëherë më pas, u mësua se një mjek i FIFA-s dhe Konfederatës së Futbollit Afrikan, i identifikuar si Joseph Kabungo, kishte vdekur.

Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë, sipas presidentit të Federatës së Futbollit të Zambisë, Andreë Kamanga tha se gjithçka ndodhi shumë shpejt për t’u thelluar në thelbin e shkakut të vdekjes.

Ata janë në pritje të raportit të plotë nga CAF dhe FIFA për të mësuar se çfarë ka ndodhur realisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat