Arapi: Pësuam në mënyrë naive

Futboll

Arapi: Pësuam në mënyrë naive

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:00
Arapi: Pësuam në mënyrë naive

Renato Arapi shpreh keqardhjen për humbjen në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Laçit në “Niko Dovana”. Trajneri i ekipit durrsak gjithsesi nuk e humb shpresën kualifikimin.

“Do të tentojmë gjithçka në ndeshjen e kthimit. E kishim përgatitur ndeshjen për të qenë të kujdesshëm, goli i pësuar ndryshoi gjithçka sa i përket interpretimit të lojës.

Më vjen keq për golin e dytë, pasi e pësuam në mënyrë naive. Është pjesa që kemi punuar më shumë. Me ndërrimet që bëmë jam i kënaqur, me golin e shënuar jemi në lojë për kualifikimin. Duhet të jemi më të qetë, duhet të marrim më shumë përsipër. Me futjen e Sebinos, lojtar me përvojë, reagimi ishte pozitiv.”

Ndeshja e kthimit: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse do të duhet ta fitojmë. Kemi kohë për ta përgatitur ndeshjen, nuk duhet humbur besimi, duhet të punojmë shumë.”

Penalltia e anuluar: “Nuk e di, më duket se ka kontakt te këmba. Hebaj po fokusohet tek topi, ndërsa mbrojtësi i Laçit të sulmuesi ynë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat