Reali rivalizon Liverpoolin

Futboll

Reali rivalizon Liverpoolin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:31
Jude Bellingham

Jude Bellingham ka filluar qysh tani të marrë vëmendjen e gjigantëve të Evropës.

Ylli anglez ka bërë shumë mirë me skuadrën e Dortmund, duke fituar ftesë edhe te kombëtarja e Anglisë.

Dje raportohej se Liverpool kanë vënë objektivin te lojtari dhe në vitin 2023 duan të kompletojnë transferimin e tij.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Real Madrid është skuadra që do të futet në garë për kartonin e tij.

Mbetet të shihet se kush do të sigurojë shërbimet e lojtarit anglez.

Deri më tani një gjë është e ditur; Dortmund nuk e lëshon lojtarin para vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat