Conte fiton përsëri

Futboll

Conte fiton përsëri

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:53
Conte fiton përsëri

Antonio Conte ka fituar çmimin Stoli i Artë për sezonin 2020/21. Ish-trajneri i Inter-it ka marrë 28 fitore, 7 barazime dhe 3 humbje.

Zikaltrit e kanë dominuar për një kohë të gjatë kampionatin e kaluar, duke e mbyllur në vendin e parë me plot 12 pikë avantazh ndaj Milan-it të vendit të dytë.

Me 20 vota, trajneri i Tottenham-it ka mundur me një pikë Stefano Pioli-n. Gian Piero Gasperini (Atalanta) ka dalë i treti me 8 votat e marra nga kolegët.

Për Conte-n është çmim i i gjashtë: përveç katër Stolave të Artë, një Stol të Argjendtë dhe çmimin special të 2018-ës për Premier League të fituar me Chelsea-n.

Stoli i Argjendtë, që i jepet trajnerit më të mirë të Serisë B, i ka sh kuar Alessio Dionisi-t, protagonist vitin e kaluar me ngjitjen e Empoli-t në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat