Conte dërgon Dybalan tek Interi

Futboll

Conte dërgon Dybalan tek Interi

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:54
Conte dërgon Dybalan tek Interi

Të gjithë në pritje të derbi të Italisë. Të dielën në mbrëmje, në Allianz Stadium, do të jenë përballë Juventus-i dhe Inter-i në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për luftën për titull dhe Champions League.

Dy skuadrat do të përballen pas sfidës në Superkupën e Italisë të janarit të kaluar, e cila është fituar nga zikaltrit falë një goli në minutën e fundit të Alexis Sanchez.

Një rivalitet i përjetshëm që është zhvendosur shpesh edhe në merkato. Në fakt, janë të shumtë objektivat e përbashkët të dy ekipeve, nga Bremer te Frattesi dhe Scamacca e deri te Paulo Dybala.

Transferimi i bujshëm i argjentinasit te zikaltrit mund të realizohet falë Antonio Conte-s.

Sipas Tuttosport, ish-trajneri i milanezëve është në kërkim të një sulmuesi të dytë për Tottenham-in e tij dhe Paratici mund të kthehet në sulm për Lautaro Martinez.

Do të duhen 70 milionë euro: kjo është shifra minimale që kërkohet nga klubi zikaltër dhe që do të tundonte Marotta-n me Ausilio-n, pavarësisht rinovimit të kontratës së Demit deri në 2026-ën dhe dëshirën e të dy palëve për të vazhduar bashkë.

Një transferim i mundshëm që do t’i hapte rrugën kalimit të Dybala tek Inter-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat