Objektivi i përbashkët

Futboll

Objektivi i përbashkët

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:13
Objektivi i përbashkët

Milan dhe Inter po garojnë për fitimin e titullit kampion, por ka derbi edhe në merkato mes tyre. Një sulmues është objektivi i përbashkët i dy klubeve milaneze për sezonin e ardhshëm.

Mediet italiane raportojnë se kuqezinjtë dhe zikaltrit synojnë Darwin Nunez, sulmuesi uruguaian të Benfikës. 22-vjeçari është një garanci golash dhe këtë sezon numëron 26 realizime në 30 ndeshje.

Goli i tij eliminoi Ajaksin nga Champions League, kompeticion ku “Shqiponjat e Lisbonës” do të sfidojnë Liverpoolin në çerekfinale. Gjithsesi, kërkesat e klubit portugez janë të larta.

Drejtuesit e Benfikës kërkojnë minimalisht 60 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin latin (8 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Uruguait). Për Nunez ka interesim të madh edhe nga Anglia.

Emri i tij është lidhur me një kalim te Manchester City në të kaluarën, ndërsa ka interesim konkret edhe nga Arsenal, West Ham dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat