Akuza të rënda në Angli

Futboll

Akuza të rënda në Angli

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:46
Akuza të rënda në Angli

Sipas një studimi të Deloitte, Manchester City është klubi me të ardhurat më të larta në botë. 645 milionë euro të ardhura në fund të sezonit 2020/21, më shumë se Real Madrid dhe Bayern Munich, që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë.

Është befasuese se si në një periudhë shumë problematike në aspektin ekonomik për shkak të pandemisë, klubi anglez ka patur një rritje të të ardhurave nga të drejtat televizive dhe mbi të gjitha komerciale.

Pikërisht ky aspekt i fundit ka ngritur disa pikëpyetje.

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka deklaruar për BBC: “Manchester City është bërë klubi më i pasur në botë këtë javë, sipas Deloitte. Kjo nuk mund të ndodhë pa ekzagjeruar marrëveshjet me sponsorët. Nuk mund të fitojë nga sponsorizimet më shumë se Liverpool-i, Manchester United, Real Madrid-i ose Barcelona”.

Në vitin e fundit janë rritur të ardhurat nga sponsorizimet me 8%. Mes risive është partneriteti me Masdar, klubi i energjisë ripërtëritëse të Emirateve të Bashkuara që është pjesë e fondit të investimit Mubadala, drejtori ekzekutiv i së cilit është presidenti i Manchester City-t, Khaldoon Al Mubarak.

Edhe në parlamentin anglez nuk kanë munguar dyshimet mbi City-n. Chris Bryant, deputet i partisë laburiste ka vënë në dukje se si pronari i City-t, që është gjithashtu përfaqësues i qeverisë Emirateve të Bashkuara, është takuar me presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad:

“Ka njerëz që është vrarë barbarisht në Siri për shkak të Assad dhe të njëjtën gjë po bën Putin në Ukrainë. Dhe ka persona që duan të bashkohen me këta kriminelë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat