Luhen ndeshjet e dy javëve të para

Futboll

Luhen ndeshjet e dy javëve të para

Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:04
Luhen ndeshjet e dy javëve të para

Ka nisur prej pak ditësh Kampionati Kombëtar i Futsallës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, që është rikthyer në aktivitet pas një ndërprerjeje të imponuar nga pandemia Covid-19.

Në këtë kampionat marrin pjesë 4 ekipe, që do të përfaqësojnë 4 qytete të vendit: Tirana (Tirana Futsall), Durrësi (Diamant Futsall), Elbasani (Elbasani Futsall) e Vlora (Flamurtari Futsall).

Në javën e parë të kampionatit Flamurtari FC priti në shtëpi Tirana Futsal, me miqtë që triumfuan me rezultatin   1-3, ndërsa sfida tjetër Elbasani Futsal – Diamant Futsal u mbyll me rezultatin 5-10 në favor të miqve nga Durrësi.

Në javën e dytë Flamurtari FC mposhti Elbasani Futsal me shifrat 10-5, kurse Tirana Futsal regjistroi edhe suksesin e dytë ndaj Diamant Futsal, pasi fitoi 4-2. Ekipi kryeqytetas është i vetmi me pikë të plota pas dy javve të para, ndërsa ekipet e tjera kanë nga një fitore.

Java e tretë do të luhet këtë fundjavë me sfidat Elbasani Futsal – Tirana Futsal të shtunën dhe Diamanti Futsal – Flamurtari FC të dielën.

Ky kampionat do të zhvillohet për 6 javë me radhë, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e do të vijojë më pas me fazën e play-off-it, për të përcaktuar edhe fituesin e parë të këtij kampionati, që do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

Çdo skuadër do të ketë në dispozicion 22 lojtarë, teksa në fushë do të zbresin 5 lojtarë. Në këtë kampionat, të gjithë pjesëmarrësit do të jenë shqiptare dhe nuk do të marrin pjesë lojtarë të huaj.

Kalendari dhe rezultatet e Kampionatit Kombëtar të Futsallës

Java e parë

Flamurtari FC – Tirana / Futsal                   1-3

Elbasani Futsal – Diamant Futsal               5-10

Java e dytë

Flamurtari FC – Elbasani Futsal                   10-5

Tirana / Futsal – Diamant Futsal                4-2

Java e tretë

Elbasani Futsal – Tirana / Futsal          

Diamant Futsal – FLAMURTARI          

Java e katërt

Tirana / Futsal – FLAMURTARI FC      

Diamant Futsal – Elbasani Futsal         

Java e pestë

Elbasani Futsal – FLAMURTARI FC     

Diamant Futsal – Tirana / Futsal           

Java e gjashtë

Tirana / Futsal – Elbasani Futsal          

FLAMURTARI FC – Diamant Futsal     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat