Ademi pjesë e ekipit të UEFA-s 

Futboll

Ademi pjesë e ekipit të UEFA-s 

Më: 1 prill 2022 Në ora: 17:57
Ademi pjesë e ekipit të UEFA-s 

Në kuadër të zhvillimit të Kongresit të FIFA-s në Doha të Katarit, është organizuar edhe turneu në futboll, ku kanë marrë pjesë 10 ekipe: FIFA, UEFA, OFC, AFC, CONCACAF, CONMEBOL, CAF, Sponsorët, Transmetuesit e eventeve të FIFA-s dhe Mediat. Në ekipin e UEFA-s krahas shumë emrave të njohur të futbollit si Figo, Boban e Maxuell ishin edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ekipi i UEFA-s arriti deri në çerekfinale, derisa presidenti Ademi luajti në të gjitha ndeshjet. Ky respekt dhe vlerësim që i është bërë kreut të FFK-së dëshmon edhe njëherë raportet tejet të mira dhe miqësore që ai i ka krijuar me drejtuesit e UEFA-s.

Gjatë bashkëbisedimit me presidentin Çeferin, i pari i FFK-së e njoftoi atë rreth Kuvendit të rregullt zgjedhor më 6 prill dhe situatën e përgjithshme në futbollin e Kosovës, si dhe për projektet e FFK-së në vitet e ardhshme.

Ademi e falënderoi presidentin Çeferin për mbështetjen e vazhdueshme dhe për aprovimin edhe të dy projekteve tjera gjatë muajit mars në Komitetin HatTrick, në të cilin bën pjesë edhe vet kreu i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat