Lille zhgënjen edhe pse 55 minuta ishte me një lojtar më shumë! Zhegrova 29 minuta

Futboll

Lille zhgënjen edhe pse 55 minuta ishte me një lojtar më shumë! Zhegrova 29 minuta

Nga: K.G. Më: 2 prill 2022 Në ora: 20:53
Lille zhgënjen edhe pse 55 minuta ishte me një lojtar më shumë! Zhegrova 29 minuta

Lille nuk e shfrytëzoi përparësinë numerike në fushë, ku 55 minuta ka qenë me një lojtar më shumë në fushë. 
Lille luajti baras (0:0) me Bordeaux-in.

Skuadra e Lilles zhgënjeu me rezultat, ndërsa Bordeaux u kthye me një pikë të madhe. 

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u inkuadrua në lojë nga minuta e 61-të.

Ai për 29 minuta sa ishte në fushë, me ekipin e Lilles nuk ia dolën që të mposhtin rivalin. 

Futbollisti i Bordeaux, Kwateng, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 35-të.  

Pas javës së 30-të në kampionatin francez, Lille është në vend të gjashtë me 47 pikë e Bordeaux renditet në fund me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat