Cikalleshi - Bytyqi show

Futboll

Cikalleshi - Bytyqi show

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:25
Cikalleshi - Bytyqi show

Cikalleshi-Bytyqi show!

Sokol Cikalleshi hap serinë e golave dhe Zymer Bytyqi e mbyll, teksa Konyaspor ia del të triumfojë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Goztepe dhe të rikthehet në vendin e dytë të renditjes në Superligën Turke, pozitë që i jep në biletë për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare pati nevojë për vetëm 6 minuta, që të dërgojë topin në rrjetë, pas një topi të marrë në zonë dhe rrotullimi mjaft të bukur, teksa ky ishte goli i 10 sezonal për Cikalleshin, që vijon të udhëheqë repartin e avancuar të Konyaspor.

Titullarë për skuadrën turke ishin edhe fantazisti kuqezi, Endri Çekiçi e sulmuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, me këtë të fundit që bëri një depërtim të bukur dhe shënoi golin e tretë të takimit në minutën e 71-të, duke vulosur fatin e takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat