​Lajmi për incidentin në ndeshjen Gjilani-Ballkani kalon kufijtë, shkruajnë edhe mediat kroate

Futboll

​Lajmi për incidentin në ndeshjen Gjilani-Ballkani kalon kufijtë, shkruajnë edhe mediat kroate

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Incidenti i tmerrshëm i ndodhur në ndeshjen derbi të javës së 27-të në Superligën e Kosovës ku tifozët e Gjilanit e sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit Stivi Frashëri ka kaluar kufijtë e Kosovës.

Për këtë ngjarje kanë shkruar edhe mediat në Kroaci. Në fakt, është mediumi “Indeks.hr” që ka publikuar videon e lëshuar në “Facebook” nga faqja zyrtare e Klubit të Futbollit Ballkani të përcjellur nga një shkrim mbi këtë ndodhi të tmerrshme në futbollin kosovar.

“Tifozët vendas hynë në fushë, gjë që e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe një video e postuar në Facebook nga Ballkani tregon se si disa tifozë sulmuan brutalisht portierin e tyre Stevie Frashëri. Pamjet tregojnë një tifoz duke e përplasur Frashërin në tokë, ndërsa një tjetër e godet me shkelma në kokë. Mysafirët nuk kanë pranuar të vazhdojnë takimin dhe Frashëri është dërguar me ambulancë në spital”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim.

Përveç tjerash, në këtë artikull përmendet edhe futbollisti i Ballkani Lumbardh Dellova duke iu referuar për faktin se për Ballkanin luan edhe ish-mbrojtësi i Hajdukut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat