Josa shkarkohet

Futboll

Josa shkarkohet

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:12
Josa shkarkohet nga drejtimi i Laçit

Josa shkarkohet nga drejtimi i Laçit!

Mirel Josa nuk është më trajner i Laçit. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kurbinas kanë vendosur të shkarkojnë 58-vjeçarin pas humbjes së fundit me Partizanit.

Edhe pse Laçi është në pozita komode në kampionat, duke qenë i dyti në tabelë dhe me një këmbë në Europë, por gjithashtu në gjysmëfinalen e Kupës, nga ku ndeshjen e parë parë e ka fituar 1-2 ndaj Teutës, presidenti Pashk Laska ka vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit.

Seria prej 6 ndeshjesh pa fitore e skuadrës kurbinase, me 3 humbje e 3 barazime, ka vënë në diskutim edhe vendin e dytë në renditje , ndaj drejtuesit e klubit kanë vendosur të marrin këtë vendim drastik duke bërë ndryshimin e radhës në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat