Arbitri: Meritoja notën 8.5

Futboll

Arbitri: Meritoja notën 8.5

Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:06
Arbitri: Meritoja notën 8.5

Arbitri ekuadorian, Bajron Moreno, i famshëm për vendimet e tij të shumë diskutuara në ndeshjen e Botërorit 2002, mes Koresë së Jugut dhe Italisë, ndeshje që vulosi eliminimin e “axurrëve” mes polemikash, ka folur në të përditshmen italiane, “La Gazzetta dello Sport” në lidhje me vendimet e tij si arbitër në atë ndeshje.

Moreno rrëfeu se nuk mendon se arbitrimi i tij ndikoj mbi rezultatin, pasi vendimet që ai mori ishin të drejta, si dhe i qëndroj vendimit lidhur me kartonin e kuq të treguar ndaj Françesko Totit.

“Asnjë vendim i imi nuk ndikoi në rezultatin e Kore e Jugut-Itali. Nëse do të kthehesha mbrapa do ta konfirmoja kartonin e kuq të Totit. Kundërshtari prek në fillim topin më pas ai bie. Imazhet janë të qarta.

Nëse kam gabuar gjë në atë ndeshje? Faullin që pësoi Zambrota në minutën e 72. Ishte karton i kuq.

Mendoj se nëse në atë ndeshje arbitrimi im do të vlerësohej me notë, do të meritoja një notë 8.5.”, u shpreh Moreno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat