Do të mungojë në finalen e Kupës kundër PSV-së

Futboll

Do të mungojë në finalen e Kupës kundër PSV-së

Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:33
Do të mungojë në finalen e Kupës kundër PSV-së

Sulmues brazilian, Antony dos Santos, një nga “yjet” e Ajaxit, do të mungojë për të paktën një muaj dhe “ekziston mundësia që ai të mos luajë për pjesën e mbetur të sezonit”, – thuhet në një deklaratë të klubit holandez. Sulmuesi doli me barelë nga fusha gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Bolivi-Brazil 0-4, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”, e luajtur më 30 mars.

Pas testeve të kryera në Amsterdam, Ajax arriti në përfundimin se “dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë është më i rëndë se sa mendohej fillimisht” dhe ai nuk do të mund të luajë gjatë muajit prill.

Futbollisti, i cili kishte shënuar 12 gola dhe kishte dhënë dhjetë asistime në 33 ndeshjet e luajtura këtë sezon me skuadrën holandeze, do të mungojë në finalen e Kupës së Holandës, Ajax-PSV Eindhoven, më 17 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat