Shqiptari “i ka larë duart“ me trajnerin serb

Futboll

Shqiptari “i ka larë duart“ me trajnerin serb

Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:19
Shqiptari “i ka larë duart“ me trajnerin serb

Ernest Muçi duket se e “i ka larë duart“ me Aleksandar Vukoviçin këtë sezon.

Marrëdhënia mes tyre shfaq probleme dhe këtë e tregon pastër vendimi i trajnerit të Leagias për ta lënë në shtëpi sulmuesin shqiptar në javët e fundit.

Emri i Ernest Muçit nuk figuronte as këtë herë në listën e kampionëve të Polonisë, teksa përsëri i duhet ta shohë skuadrën nga televizori.

Trajneri serb i Legias duket i vendosur në qendrimin e tij për të mos përfshirë ish-futbollistin e Tiranës në ekipin e tij. Mbetet për tu parë se si do të shkojë marrëdhënia mes tyre deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat