Casillas lartëson francezin

Futboll

Casillas lartëson francezin

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:29
Casillas lartëson francezin

Iker Casillas ishte si shumë prej nesh të mërkurën mbrëma, të mahnitur nga forma e Benzema,  teksa ish-portieri i Real Madridit u ul në shtëpi dhe e gjeti veten të mahnitur nga performanca e fundit e spikatur e Karim Benzema në Ligën e Kampionëve.

Ish-kapiteni i klubit ka shijuar më shumë se të tjerët paraqitjen e 34-vjeçarit dhe ka bërë krahasime për ish-bashkëlojtarin e tij në mënyrë humoristike.

“K9 është Spiderman”, filloi postimi i Casillas në Twitter. “K9 është Wolverine.

K9 është ai portieri në ndërtesë. K9 është shoku juaj më i mirë. K9 është gjyshja juaj. K9 është presidenti i Shteteve të Bashkuara. K9 është udhërrëfyesi me të cilin hidheni me parashutë. K9 është engjëlli juaj mbrojtës. K9 është Zot!”

Tweet-i i Casillas përfundoi, me gjasë sepse ai nuk kishte askënd tjetër për të krahasuar Benzeman. Francezi po vazhdon të befasojë botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat