Dortmund i vihet pas Hazardit

Futboll

Dortmund i vihet pas Hazardit

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:46
Eden Hazard

Klubi gjerman kërkon të nënshkruajë me anësorin e Real Madridit, Eden Hazard.

E ardhmja e Eden Hazard duket të jetë larg Real Madridit. Ai ka kontratë deri në vitin 2024, por mund të largohet në fund të sezonit.

Kjo pasi lojtarin nuk ka arritur të gjej vetën në formacionin e gjigantit spanjoll, si pasojë e lëndimeve.

Interesim për të marrë në radhët e tyre belgun kanë shfaqur ekipet e Premier Ligës: Arsenal dhe Newcastle.

Përveç tyre së fundmi është futur në garë edhe ekipi gjerman Borussia Dortmund.

Sipas të përditshmes ‘AS’, anësori i Realit mund të luajë përkrahë vëllait të tij sezonin e ardhshëm.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se a do të vazhdojë me Realin apo do të ndryshojë destinacion belgu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat