Hazard dëshiron të qëndrojë në Real

Futboll

Hazard dëshiron të qëndrojë në Real

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:16
Eden Hazard

Anësori i Real Madridit, Eden Hazard dëshiron të qëndrojë në 'Santiago Bernabeu'.

Eden Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, por sipas shumë spekulimesh ai mund të largohet në fund të sezonit.

Siç raporton ‘El Nacional’, belgu dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, të paktën deri në përfundimin e kontratës me gjigantin spanjoll.

Por, Reali e mendon largimin e anësorit, pasi ai vazhdon të ketë probleme me lëndimet dhe është njëri nga lojtarët më të paguar në ekip.

Së fundmi Arsenali kanë shfaqur interesim për transferimin e belgut në ‘Emirates Stadium’.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat