Conte: Puna e madhe po shpërblehet

Futboll

Conte: Puna e madhe po shpërblehet

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:07
Conte: Puna e madhe po shpërblehet

Tottenham fitoi 0-4 përballë një kundërshtari të komplikuar si Aston Villa. Trigolëshi i Son dhe rrjeta e Kulusevskit i dhuruan suksesin e katërt radhazi skuadrës së Antonio Contes, që vazhdon të garojë fort për një biletë në Champions League.

Spurs renditen përkohësisht në vend të katërt me 57 pikë, pesë më pak se Chelsea dhe tre mbi Arsenalin që ka luajtur një ndeshje më pak. Trajneri italian ia ka dalë të injektojë mentalitetin e tij fitues te skuadra londineze.

Conte u shfaq i lumtur pas fitores me “poker” në Birmingam. “Fitore e madhe! Aston Villa luajti me intensitet të madh, ata na bënë shumë presion, kështu që duhet të ishim shumë solidë. Jam i kënaqur me atë që pashë në fushë.

Në pjesën e dytë e qarkulluam ne topin, krijuam disa raste të rrezikshme dhe shënuam katër gola. Ndodhemi në një moment të mirë, po marrim rezultatet e punës së palodhur që kemi kryer në muajt e fundit.

Më pëlqeu saktësia e ekipit, pasi pjesa e parë ishte e vështirë. Kemi një javë kohë për t’u përgatitur për sfidën e radhës, ka rëndësi të kujdesemi për detajet, sidomos për lojën me top dhe pa top”, deklaroi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat