Ancelotti: Reali im nuk e humbi toruan pas El Clasicos

Futboll

Ancelotti: Reali im nuk e humbi toruan pas El Clasicos

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:39
Ancelotti: Reali im nuk e humbi toruan pas El Clasicos

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, pas ndeshjes me Getafe foli për mediat dhe mes të tjerash theksoi: Mund të ishte një lëkurë bananeje pas ndeshjes së Champions League, por ne u përgjigjëm mirë, kontrolluam topin dhe nuk rrezikuam pas.

"Getafe na mundi në janar dhe ishim të shqetësuar, pasi po luanim me ta pas Champions League dhe mund të kishim rrëshqitur. Djemtë që po luajnë më pak e ndihmuan skuadrën, ata ishin gati. Jemi në formë të mirë dhe kemi krijuar një diferencë në kampionat. Duhet të vazhdojmë kështu.

Nuk e humbëm kokën pas ndeshjes kundër Barcelonës. Kishim avantazhin dhe duhet ta menaxhohim. Ndaj Getafe që mund të rrëshqisnim skuadra u përgjigj mirë. Kampionati ende nuk ka mbaruar, para kemi ende disa ndeshje shumë të vështira.

Vërshëllimat për Bale? Nuk më shqetësojnë ato. Ai po stërvitet mirë dhe dëshiron të punojë dhe të ndihmojë ekipin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Kemi nevojë për të dhe është shumë e rëndësishme që tifozët dhe lojtarët të jenë të bashkuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat