Marcelo: Vërshëllimat ndaj Bale? Situatë e vështirë

Futboll

Marcelo: Vërshëllimat ndaj Bale? Situatë e vështirë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:22
Marcelo: Vërshëllimat ndaj Bale? Situatë e vështirë

Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Getafes të shtunën në mbrëmje, sukses që afron skuadrën e Carlo Ancelottit gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Gareth Bale u fut në fushë si zëvendësues 15 minuta nga fundi në vend të Karim Benzema.

Publiku i “Santigo Bernabeu” e priti më vërshëllima sulmuesin uellsian. Rreth kësaj situatë foli Marcelo, mbrojtësi brazilian i “Los Blancos”, i cili u ndje keq për trajtimin ndaj shokut të skuadrës.

“Vërshëllimat ndaj Bale? Situatë e vështirë. U ka ndodhur shumë lojtarëve, por të gjithë jemi të rëndësishëm. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Tifozët duhet të na ndihmojnë. Situata e Bale është kjo që është, kështu që duhet të ruajmë qetësinë. Është e trishtë ta shohësh duke u vërshëllyer nga tifozët, por ne gjithmonë duhet të djersitim fanellën që veshim”, deklaroi Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat