Levante mposhtet në çastet e fundit nga Barcelona, në një ndeshje me pesë gola e një penallti të humbur 

Futboll

Levante mposhtet në çastet e fundit nga Barcelona, në një ndeshje me pesë gola e një penallti të humbur 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2022 Në ora: 22:57
Barcelona

Barcelona megjithatë nuk ndalet, shënon fitoren e shtatë rresht në kampionatin spanjoll. 

Barcelona po tregon fuqinë, kësaj radhe në stadiumin “Ciutat de Valencia”, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Levanten, në takimin e javës së 31-të. 

Ndeshje me kthesa në rezultat 1:0, 1:2, 2:2, 2:3.

Futbollisti de Jong është trim i fitores së Barcelonës, duke shënuar në minutën e 90+2. 

Levante pati mundësinë e artë që të shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 56-të, por futbollisti Marti dështoi nga penalltia.

Kur nuk shënon edhe pëson, është një rregull i pashkruar në futboll, kështu edhe ndodhi.  

Për Levanten shënuan Morales (52') e Melero (83'-nga penalltia) e për Barcelonën Aubameyang (59'), Pedri (63') e de Jong (90+2’), 

Enis Bardhi u aktivizua nga minuta e 76-të për Levanten, por të pafat në këtë sfidë.

Barcelona kalon në vend të dytë me 60 pikë, ka 12 me pak se Reali, ndërsa Levante është në pozitën e 19-të me 22 sosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat