“Ndëshkohet” Cristiano Ronaldo

Futboll

“Ndëshkohet” Cristiano Ronaldo

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:10
“Ndëshkohet” Cristiano Ronaldo

“Save the Children”, i ka hequr Cristiano Ronaldos detyrën e ambasadorit të bamirësisë, pas episodit ku ishte protagonist të shtunën, kur i theu celularin një tifozi 14-vjeçar, pas disfatës së Manchester United me Everton.

Ronaldo goditi në dorë djaloshin në fund të ndeshjes në Goodison Park, duke i rrëzuar telefonin. 14-vjeçari është autik, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, qante dhe ishte totalisht i shokuar nga ajo që ndodhi. “Save the Children’, organizatë që lufton për të mbrojtur fëmijët duke bërë që të ndihen sa më të mbrojtur, e gjykoi ngjarjen kundër gjithë parimeve që organizata bamirëse përfaqëson.

Cristiano Ronaldo kërkoi menjëherë falje për sjelljen e tij në rrjetet sociale ku u shpreh; “Dua të kërkoj ndjesë për shfryrjen time, dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz të shikojë një ndeshje në Old Trafford në shenjë fair-play dhe sportiviteti”.

Në lidhje me episodin u hap edhe një hetim nga policia e Merseyside dhe lojtari mund të ndëshkohet edhe nga Premier League. Ronaldo ishte ambasador i “Save The Children” prej 10 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat