Paredes është emri për mesfushën e Interit

Futboll

Paredes është emri për mesfushën e Interit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:28
Paredes është emri për mesfushën e Interit

Interi me synime të qarta në merkato, gjen te PSG-ja zëvendësuesin ideal të Brozoviç

Leandro Paredes është emri për mesfushën e Interit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, argjentinasi mund të largohet nga PSG-ja për 15 milionë euro, një tratativë me kosto të ulët që i pëlqen shumë drejtuesve të Interit.

27-vjeçari, i cili shihet nga drejtuesit zikaltër si zëvendësuesi ideal i Marselo Brozoviçit është në skadencë me parizienët në vitin 2023 dhe vetëm për tu rikthyer në Itali, ish-mesfushori i Romës do të reduktonte dhe pagën e tij, nga 6,5 milionë euro që përfiton aktualisht, te Interi do të firmoste dhe për 5 milionë euro në sezon.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e PSG-së, Paredes është aktivizuar gjithsej në Ligue 1 në 15 ndeshje nga ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar dhe 2 asiste për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat