Ia ofron Atleticos

Futboll

Ia ofron Atleticos

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:43
Ia ofron Atleticos

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ndodhet në Madrid për të ndjekur çerekfinalen e kthimit të Champions League, por ky nuk është synimi i vetëm i mbërritjes së tij në Spanjë. Klubi zikaltër është i detyruar të shesë një tjetër element të rëndësishëm verën e ardhshme për të rregulluar bilancin.

Duhet të ndodhë diçka e ngjashme me atë që u bë verën e kaluar me shitjen e Lukakut dhe Hakimit.

Një nga lojtarët me vlerën më  të lartë të kartonit në klubi zikaltër është argjentinasi Lautaro Martínez, të cilin Interi nuk e konsideron të patransferueshëm. Ausilio pritet të takohet në Madridit me përfaqësues të klubeve të mëdha në Evropë, të interesuar për Lautaron.

Çmimi i shitjes është rreth 80 milionë euro dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, Atlético e Madridit është një skuadrat që e pëlqen argjentinasin. “Los Colchoneros” pritet të heqin dorë nga blerja përfundimtare e kartonit të Antoine Grizmann, për të cilin duhet të shpenzojnë rreth 40 milionë euro (Barcelonës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat