Modriç: Ne ishim të vdekur deri në golin që shënuam

Futboll

Modriç: Ne ishim të vdekur deri në golin që shënuam

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:51
Modriç: Ne ishim të vdekur deri në golin që shënuam

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç ka komentuar ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ku skuadra mposhti Chelsean duke siguruar gjysmëfinalen.

Modriç tha se skuadra e tij ishte “e vdekur” derisa ata arritën të shënonin golin e tyre të parë vendimtar në ndeshje.

Gjigantët spanjollë dukej se do të eliminoheshin nga gara përpara golit vendimtar të Rodrygos vetëm 10 minuta të mbetura për të luajtur.

Ai gol e çoi barazimin në kohën shtesë, ku Karim Benzema shënoi për t'i dhënë skuadrës së tij epërsinë edhe një herë, dhe Modric pranon se shpresat e tyre për të përparuar ishin të varura nga një fije në një moment.

Ai për “BT Sport” tha: "E pabesueshme ta përshkruaj këtë lojë. Ne ishim të vdekur deri në golin që shënuam. Chelsea shënoi tre gola, ndoshta i pari me pak fat nga një devijim. Nuk mund të them se luajtëm keq".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat