E papritur për Tottenham

Futboll

E papritur për Tottenham

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:36
Antonio Conte

E papritur për Tottenham dhe Antonio Conte. Trajneri italian ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai kishte dalë i padëmtuar nga shpërthimi i pandemisë që goditi klubin londinez në fillim të dhjetorit, por këtë herë u detyrua të ndalonte.

Tottenham aktualisht është i katërti në renditje dhe nuk do të dëshironte të hiqte dorë nga trajneri i tij as në ndeshjen e radhës kundër Brighton. Conte, i cili rezultoi pozitiv në tamponin e radhës është në izolim dhe nuk shfaq simptoma. Shpresa është që në ndeshjen e Premier League kundër ekipit të Potter-it mund të kthehet në stol.

Ndërkohë, nga momenti që është ulur në stolin e Tottenham nuk kanë munguar uljet dhe ngritjet për Conte, i cili ka objektivin e qartë që ta kthejë klubin anglez në Champions League. Rruga për vendin e katërt është bërë më e favorshme pas rezultateve të së shtunës, me Manchester United dhe Arsenal që janë mundur respektivisht nga Everton dhe Brighton.

Kjo ishte një mundësi të artë e “Spurs”, që morën fitore bindëse 4-0 ndaj Southamptonit. Një sukses që i ka ndihmuar lojtarët e Contes të përforcojnë vendin e katërt me 57 pikë, pas një ecurie prej 4 fitoresh radhazi, çka rrit optimizmin për ndeshjet e fundit të sezonit.

Kuliaifkimi ose jo në edicionin e ardhshëm të Champions League do të ndikojë shumë edhe në lëvizjet që Tottenham do të bëjë merkaton e verës, por dhe në vendimin e Contes për ta vazhduar ose jo aventurën në Londër. Klubi anglez, në fakt, duket se ka vënë në shënjestër disa emra që janë të lidhur me Milanin dhe Interin pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Përveç Bastonit, një tjetër lojtar i Simone Inzaghit që pëlqehet nga Antonio Conte është Milan Skriniar. Objektivi tjetër është Bremer i Torinos, për të cilin interesohet shumë edhe Interi. Më pas është Botman, për të cilin ka kohë që është vënë në lëvizje Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat