​Sot kompletohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Futboll

​Sot kompletohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Më: 14 prill 2022 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Pas atyre të Ligës së Kampionëve, sot do të mësohen edhe çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Në Itali Atalanta do të kërkojë fitore ndaj skuadrës gjermane RB Leipzig pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Me barazim 1-1 ka përfunduar edhe ndeshja e parë ndërmjet Barcelonës dhe Frankfurtit dhe skuadra spanjolle do ta kërkojë kualifikimin tutje nga ndeshja kthyese në “Camp Nou”.

Dy ndeshjet tjera janë Lyon-West Ham, ndeshja e parë 1-1 dhe Rangers – Frankfurt, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat