Pep Guardiola thyen rekord në Ligën e Kampionëve

Futboll

Pep Guardiola thyen rekord në Ligën e Kampionëve

Më: 14 prill 2022 Në ora: 09:06
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, edhe pse nuk e fiton këtë trofe që 11 vjet.

Trajneri katalunas në fakt mbrëmë e ka arritur gjysmëfinalen e nëntë në karrierën e tij të suksesshme pasi e eliminoi Atletico Madridin.

Trajneri aktual i Manchester Cityt e kishte prekur gjysmëfinalen katër herë me Barcelonën, tri herë me Bayern Munichun dhe dy herë me “Citizens.

Dhe, këtë arritje nuk e kishte bërë asnjë trajner në histori të Championsit, njofton “OptaJoe”.

Guardiola e ka fituar për herë të fundit Championsin me Barcelonën në sezonin 2010/11, ndërsa vjet ishte shumë afër me Cityn, por u mposht në finale nga Chelsea.

Këtë vit, trajneri spanjoll është i vendosur ta fitojë trofeun e çmueshëm, edhe pse s’do të ketë punë të lehtë pasi në gjysmëfinale do të ketë punë me Real Madridin, e në finalen eventuale, me gjasë me Liverpoolin.

Carlo Ancelotti është i dyti në këtë renditje me 8 gjysmëfinale, 4 me Milanin, 3 me Real Madridin dhe një me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat