Gjermanët pushtojnë Barcelonën

Futboll

Gjermanët pushtojnë Barcelonën

Më: 14 prill 2022 Në ora: 20:03
Gjermanët pushtojnë Barcelonën

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e kthimit e çerekfinales së Europa League mes Barcelona-s dhe Eintracht Frankfurt në Camp Nou.

30 mijë gjermanë kanë udhëtuar drejt qytetit spanjoll pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë, për t’i dhënë një shtysë të madhe ekipit për ndeshjen më të rëndësishme të historisë së klubit në vitet e fundit.

Sipas mediave spanjolle, 30 mijë tifozët kanë shkuar në Barcelonë me shpresën për të gjetur një biletë për ndeshjen.

UEFA ka vënë në dispozicion vetëm 5 mijë bileta për ekipin mik; për ndeshjen vajtjes janë kërkuar plot 250 mijë bileta, por kapaciteti i stadiumit Deutsche Bank Park është vetëm 48.000 vende.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video të 30 mijë tifozëve që po marshojnë drejt Camp Nou të gjithë të veshur me të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat