Aguero befason të gjithë

Futboll

Aguero befason të gjithë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 12:12
Aguero befason të gjithë

Sergio Aguero ka nënshkruar një marrëveshje me “Disney+”, disa muaj pas tërheqjes nga futbolli.

Në dhjetor të vitit të kaluar, argjentinasi njoftoi se duhej të tërhiqej nga futbolli për shkak të problemeve me zemër.

Tani Aguero do të prodhojë përmbajtje për “Disney+”. Ai ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, derisa ende nuk dihet saktë se çfarë do të prodhojë ish-futbollisti i Atletico Madridit, Manchester Cityt e Barcelonës.

“Ne mendojmë njësoj dhe projektet janë emocionuese. Unë jam gati”, tha 33-vjeçari.

Që nga tërheqja e tij nga futbolli, Aguero shpeshherë është paraqitur drejtpërdrejt në kanalin e tij në “Twitch”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat