Fitore e lehtë e Gjilanit

Futboll

Fitore e lehtë e Gjilanit

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:53
Fitore e lehtë e Gjilanit

Gjilani vazhdon hapin drejt kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. 

Gjilanasit me lehtësi shënuan fitore me rezultat 5:1 ndaj Feronikelit të Drenasit, në takimin e javës së 29-të.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 9-të me golin e Ardit Qorri. 

Në vazhdim, futbollistët e kryetrajnerit Ismet Munishi, këndellen duke shënuar pesë herë përmes Reita Razak (33' e 54'), Shend Kelmendi, Blerim Krasniqi (59') e Gerhard Progni (90+1').

Ballkani kryeson (një ndeshje me pak) me 60 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 55 e Feronikeli është në fund me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat