Rangnick flet për të ardhmen e Ronaldos

Futboll

Rangnick flet për të ardhmen e Ronaldos

Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:21
Cristiano Ronaldo

Ralf Rangnick ka folur në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos, sipas tij vendimi i takon trajnerit të ardhshëm të Man United.

Ronaldo ka kontratë me Manchester United deri në qershor të viti 2023, por sipas lajmeve që po qarkullojnë në Angli, ai mund të largohet nga ‘Old Trafford’ në fund të sezonit.

Trajneri i përkohshëm i ‘Djajve të Kuq’, Ralf Rangnick u pyet në lidhje me të ardhmen e yllit portugez.

Ai tha se nuk është vendimi i tij nëse Ronaldo do të mbetet në ‘Old Trafford’ pas këtij sezoni, duke pranuar kështu se do të jetë vendim i trajnerit të ardhshëm të United.

“Nuk është vendimi im. Cristiano ka edhe një vit kontratë. Është vendim që menaxheri i ri duhet të marrë së bashku me bordin”, tha Rangnick.

Ronaldo aktualisht me United në Premier Ligë ka shënuar 15 gola, ndërsa në të gjitha kompeticionet, ai ka gjithsej 21 gola për ‘Djajtë e Kuq’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat