Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni ishte protagonist ditën e djeshme me Tirolin e tij duke shënuar dy gola dhe duke përmbysur rezultatin nga 2-1 në 2-3 ndaj Riedit në Bundesligën austriake.
23-vjeçari shënoi në minutën e 82′ golin e barazimit të përkohshëm 2-2 dhe më pas atë të 2-3 në frymën e fundit, në minutën e 90+4′.
Me këtë dopietë Vrioni shkon në kuotën e 12 golave në 21 ndeshje në kampionat me fanellën e Tirolit dhe gjithashtu ka dhuruar dhe një asist për shokët e skuadrës në këtë sezon.
Së fundmi pas ndeshjes, Vrioni, i cili është në pronësinë e Juventusit, ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” duke u shprehur i kënaqur për këtë triumf: “Çfarë ndjenje, çfarë fitore! Tre pikë të mëdha”, shkroi 23-vjeçari.