Bale gati të rikthehet

Futboll

Bale gati të rikthehet

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:22
Bale gati të rikthehet

Në orët e fundit janë shtuar shumë zërat se sulmuesi i Realit të Madridit, Gareth Bale, mund t’i japë fund karrierës së tij pas përfundimit të kontratës me Madridin.

Vetë ai nuk ka folur për të ardhmen, por zërat kanë nisur të qarkullojnë në Spanjë.

Por nëse ai vendos të vijojë të luajë, nga Anglia kanë shfaqur interes dy klube, Cardifi dhe Totenhemi.

Kujtojmë se Bale u transferua nga Totenhemi te Reali dhe tani mund të kthehet sërish në Londër. Ndërkaq, mediat spanjolle kanë bërë me dije se Eden Hazard nuk dëshiron të largohet nga “Los Blancos”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat