Xavi dorëzon kërkesën

Futboll

Xavi dorëzon kërkesën

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:58
Xavi dorëzon kërkesën

Humbja e Europa League kundër Eintracht Frankfurt e ka tronditur Barcelonën. Pas paraqitjeve të fundit mbresëlënëse në La Liga, katalanasit shkatërruan shansin e tyre të fundit për një trofe në vetëm një ndeshje.

Në kampionat është prapa Real Madridit, në kupë është eliminuar në 1/16 nga Bilbao dhe në Europa League në dy ndeshje nuk ia doli për të kaluar në gjysmëfinale.

Kjo, sepse Barça, si në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë, e kishte të vështirë të krijonte rrezik në sulm. Pierre-Emerick Aubameyang (32 vjeç), i cili supozohej të ishte kërcënues ishte larg pritshmërive.

Gazeta katalanase “Sport” raporton, se trajneri Xavi u ka bërë një kërkesë të qartë drejtuesve të klubit për të përforcuar skuadrën. Kërkohet një sulmues i ri!

Sipas raportimeve të mediave, duhet të jetë një sulmues që i garanton ekipit mbi 25 gola në sezon. Vetëkuptohet se emrat janë Erling Haaland (21 vjeç) dhe Robert Lewandowski (33 vjeç).

Ndërsa golashënuesi i BVB është gati të transferohet në Manchester City, zërat për angazhimin e polakut vazhdojnë. Në Poloni, madje pati raportime për një marrëveshje javën e kaluar. Si Bayern ashtu edhe Barça më pas e mohuan publikisht këtë.

Pavarësisht kësaj, Xavi dëshiron t’i japë skuadrës një fytyrë krejtësisht të re në verë. Trajneri është i kënaqur me rrugën që ka marrë së fundmi, por ai synon që në 2022/23 klubi duhet të luajë sërish për tituj në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat