Shqiptari i Kosovës çmend serbët me veprimin e tij në Korenë e Jugut! Media serbe: Provokim i madh... 

Futboll

Shqiptari i Kosovës çmend serbët me veprimin e tij në Korenë e Jugut! Media serbe: Provokim i madh... 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:37
Shqiptari i Kosovës çmend serbët me veprimin e tij në Korenë e Jugut! Media serbe: Provokim i madh... 

Futbollisti nga Kosova, Leonard Pllana, sulmohet nga disa media në Serbi, sepse e ka bërë shqiponjën dykrenore në Korenë e Jugut.

Pllana apo zemër luani, po paraqitet me sukses për ekipin Jeonnam Dragons në Korenë e Jugut. Media serbe si “Novosti”, “Blic” etj. turren me gjithë fuqinë ndaj 25-vjeçarit që bëri heroin në ndeshje. 

Pllana shënoi në minutën e 87-të për fitoren 1:0 në udhëtim ndaj United City nga Filipinet, në ndeshjen e parë të Grupit G të Champions League në Azi. 

“Provokim i madh, një shqiptar i lindur në Serbi ka festuar me shqiponjën dykrenore në një ndeshje të Champions League”, llomotisin mediat serbe.

“Pllana, futbollist nga e ashtuquajtura Kosovë dhe luan për ekipin korean Jeonnam shënoi golin e fitores për ekipin e tyre në ndeshjen e Champions League të Azisë kundër United City.

Ai me atë rast e ka festuar golin në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë përfaqësuesit e Zvicrës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndaj Serbisë në Botëror, duke treguar “shqiponjën”.

Ai tregoi simbolin e Shqipërisë së madhe, me duar të kryqëzuara. Askujt nuk e ka të qartë pse futbollisti nga territori i të ashtuquajturit Kosova me dashje e ka nxehur atmosferën.

Pllana ka lindur në Serbi (Mitrovicë e Kosovës), ndërsa para se të nisej për në lindjen e largët ka luajtur në Suedi për: Grebestad, Dalkurd, Norbi, GAIS dhe Brage”, shkarravit me zemërim media “Blic” e Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat