Bayerni bindshëm, edhe më afër titullit

Futboll

Bayerni bindshëm, edhe më afër titullit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:42
Bayerni bindshëm, edhe më afër titullit

Bayern Munichi ka regjistruar fitore e katërt radhazi në Bundesligë.

Kampioni në fuqi gjerman ka shënuar në udhëtim te Arminia Bielefeld, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Schuco Arena” ka përfunduar me rezultatin 0:3.

Jacob Laursen (autogol – 10’), Serge Gnabry (45+7) dhe Jamal Musiala (85’) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”.

Bayerni ka 72 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me nëntë pikë më shumë se Borussia Dortmundi.

Kurse, Arminia Bielefeld është e parafundit (17) me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat