Barça përball Cadizit për ta harruar turpërimin nga Frankfurti

Futboll

Barça përball Cadizit për ta harruar turpërimin nga Frankfurti

Më: 18 prill 2022 Në ora: 10:43
Ilustrim

Eliminimi i papritur nga Liga e Evropës për Barcelonën ishte një dështim i madh, sidomos kur kjo ndodhi përpara tifozëve vendas në “Camp Nou”, edhe pse ata mbetën nën hije për shkak të numrit të madh të tifozëve të skuadrës gjermane të pranishëm aty.

Për ta tejkaluar këtë dështim, Barcelona kërkon të fitojë ndaj Cadizit në kampionat dhe me synimin për të vazhduar mbetjen në vendin e dytë në tabelë.

Ndeshja zhvillohet në “Camp Nou” duke filluar nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Alves, Garcia, Lenglet, Alba; de Jong, Busquets, Gavi; Dembele, Aubameyang, Torres

Cadizi: (4-4-2): Ledesma; Akapo, Chust, Hernandez, Espino; Alejo, Mari, Fede, Idrissi; Negredo, Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat