Cadizi e mposht Barcelonën në “Camp Nou”

Futboll

Cadizi e mposht Barcelonën në “Camp Nou”

Më: 18 prill 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Barcelona ka pësuar humbje pas shtatë fitoreve radhazi në La Liga.

Barça u mposht në shtëpi nga Cadizi në ndeshjen e javës së 32-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” ka përfunduar me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për mysafirët e shënoi Lucas Perez në minutën e 48-të.

Cadizi pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 16-të në tabelë.

Kurse, Barcelona është e dyta me 60 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat