Kros largohet nga “Bernabeu”

Futboll

Kros largohet nga “Bernabeu”

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:28
Kros largohet nga “Bernabeu”

Mesfushori gjerman Toni Kros është një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij dhe ka qenë një nga shtyllat kryesore të Real Madrid për shumë vite. Ai erdhi te Reali në vitin 2014 për 25 milionë euro dhe ndoshta është transferimi më i mirë deri më tani, nëse shikoni se çfarë është investuar dhe çfarë është fituar.

Që atëherë gjermani është kthyer në simbol të “mbretërve”, por sipas informacioneve nga Spanja, mund të largohet nga “Bernabeu” gjatë kësaj verë.

Real Madrid i ka ofruar Krosin zgjatjen e kontratës për edhe për një sezon, edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023. Mirëpo, futbollisti 32-vjeçar është i pakënaqur me atë që i është ofruar dhe ka kërkuar kontratë të re dyvjeçare, të cilën Reali nuk dëshiron të pranojë.

Në rast se largohet nga Real Madridi, Toni Kros, me gjasë do ta vazhdojë karrierën te Man. Siti. Trajneri Pep Guardiola është interesuar për mesfushorin dhe duket qartë se “qytetarët” nuk do të mendonin për asnjë moment për të sjellë gjermanin në radhët e tyre.

Florentino Perez në periudhën e ardhshme do të tentojë edhe një herë që të bind Toni Krosin të qëndrojë te Real Madridi, siç bëri më parë me Luka Modriçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat